Skënderbeu ka harruar të fitojë, financat shkaku?

Është e vështirë të gjesh klube në Shqipëri që mos të kenë çështje pagash. Gjithashtu po aq e vështirë është që ndonjë futbollist të flasë publikisht për diçka të tillë. Nuk do mend që aty ku nuk paguhet shanset për të “rrëshqitur” këmba është e madhe.

Prej katër javësh Skënderbeu nuk fiton. Barazim me Tiranën, pastaj humbje ndaj Teutës, Kukësit dhe Luftëtarit. Diçka nuk shkon, edhe pse lojërat nuk kanë qenë të këqija. Një ditë më parë klubi korçar hodhi poshtë lajmet se trajneri Orges Shehi kish paraqitur dorëheqjen.

Por sot, Telesport raporton se problemet te Skënderbeu rrjedhin prej pagave të padhëna. Thuhet se futbollistët nuk paguhen prej tre muajsh, çka ka bërë që lojtarët të mos jenë të qetë. Problematika e pagave nuk është e re, pasi edhe më parë është folur për diçka të tillë.

Gjithçka është thënë se do të zgjidhet, por duket se nuk ka ndodhur kështu. Duke shtuar rezultatet e njëpasnjëshme që kanë qenë jo të mira, situata në kampin korçar vetëm sa vjen e rëndohet. Në kushtet kur lojtarët presin pagat e prapambetura, ata nuk japin më të mirën në fushë dhe kjo ka bërë që edhe Shehi te mendonte largimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online