Zyrtare | Holandezi largohet nga Barça, vjen dhe përforcimi i parë

Xhasper Cilesen është parë i veshur me uniformën e Valencias mesditën e sotme. Portieri ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe së shpejti do të prezantohet në “Mestalla”.
Shitja e tij do të pasohet nga ardhja e portierit Neto në Barcelonë. Kështu zyrtarizohet shkëmbimi i gardianëve, që përflitej prej kohësh nga mediat.

Cilesen me aftësitë e tij do të shtojë siguri në skuadrën e Valencias. Ai ka treguar një nivel tepër të lartë në “Camp Nou”, por prania e një “alieni” si Ter Shtegen e ka kushtëzuar praninë e tij në formacionin e parë.
Në ditët në vazhdim Neto do të kryejë të njëjtat proçedura, për t’u prezantuar më pas si blerja e parë e Barcelonës për këtë verë. Braziliani më parë ka mbrojtur edhe portën e Juventusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *