Ashtu si ishte paralajmëruar prej kohësh, Barcelona ka blerë Zherard Deulofeun, duke shfrytëzuar opsionin që kishte në kontratën me Evertonin.
Talenti i sulmit spanjoll u transferua në Angli në vitin 2015, por Barça kishte vendosur një klauzolë që e lejonte deri sot ta blinte futbollistin për 12 milionë euro.
Kjo ka ndodhur dhe Barça ka zyrtarizuar sot riblerjen e Deulofeut, si dhe ka lajmëruar se do të firmosë deri në vitin 2019 me të.
Në sezonin e fundit Deulofeu luajti te Evertoni dhe më pas te Milani, duke shkëlqyer te kuqezinjtë, sepse në 17 ndeshje shënoi 4 gola.
Tani pikëpyetja e madhe është a do të pranojë 23-vjeçari të qëndrojë si rezervë në “Camp Nou”.