Ikën liberiani, shkon tjetër lojtar në provë te Kukësi

Mbrojtësi 24-vjeçar nga Liberia, Marshall Adolfus Nagbe, ka mbyllur provën te Kukësi, duke u larguar pa marrë aprovimin e stafit drejtues të Kukësit. Anësori i majtë i kombëtares së vendit afrikan ishte vetofruar dhe trajneri Gjoka e pa për disa ditë, duke i dhënë edhe disa minuta në miqësore, por nuk është bindur prej tij.

Ndërkaq, vendin e Nagbesë e ka marrë Arti Krasniqi, edhe ky anësor i majtë, kryesisht mesfushor. Vetëm 20 vjeç, futbollisti i grumbulluar edhe nga Kosova U-19 në të shkuarën nuk ka ndonjë CV impresionuese, por stafi ka pranuar ta vëzhgojë për disa ditë, mbi të gjitha për faktin se është një futbollist shumë i ri.

Duke qëndruar te të rinjtë, Kukësi ka përfshirë në listën e ekipit të parë edhe mesfushorin 19-vjeçar Malsor Peposhi, i cili ka firmosur kontratë profesionisti. Futbollisti i lindur në Kukës është rritur te klubi verilindor dhe kjo e bën mjaft të nevojshëm për të përmbushur kriteret e vendosura nga UEFA, sepse duhen disa lojtarë të rritur në klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online