Enis Gavazaj do të vijojë karrierën e tij në kampionatin bjellorus. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është prezantuar ditën e sotme nga skuadra e Dinamos së Minskut. Gavazaj qëndroi për më shumë se një javë në prove te skuadra bjelloruse, ku bindi me paraqitjet e tij në disa teste miqësore.
Klubi ka bërë të ditur se 23-vjeçari është huazuar tek ata nga klubi i Skënderbeut deri në përfundim të gjysmës së parë të kampionatit. Gavazaj do të veshë fanellën me numrin 11 në ekipin e tij të ri.
Gavazaj më parë ishte pjesë e skuadrës së Jenisej Krasnojark, ekip ky që militon në Premier Ligën ruse. Ndoshta kalimi në një kampionat të një niveli më të ulët si ai i Bjellorusisë do t’i përshtatet më shumë futbollistit shqiptar që në Rusi u aktivizua në vetëm 7 takime.
? ???? ??????? – ????? ???????? "??????!
?? ???????????? ??????? ?????? ????? ? ?????? ??? ?????! Mirë se vini në Dinamo! ?? https://t.co/Wy9XmVnpyE#fcdm1927 #???????11 pic.twitter.com/V7F7GYLXeU
— ?? ?????? ????? (@FC_Dinamo_Minsk) March 13, 2019