ZYRTARE/ Cuculi dhe Toure “kuksianë” për një vit

Ardian Cuculi dhe Oumar Toure janë zyrtarisht pjesë e Kukësit. Të dy lojtarët janë zyrtarizuar tashmë nga ana e Kukësit, përmes një postim në fazën zyrtare të klubit. Ndonëse, futbollistët ishin prezantuar në mëngjes për mediat nga vetë presidenti Safet Gjici, tani bëhet publike dhe periudha për të cilën kanë nënshkruar dy lojtarët.

Si mbrojtësi ashtu dhe mesfushori do të jenë pjesë e Kukësit për vetëm për edicionin e ardhshëm. Në këtë mënyrë Kukësi e çon në 15 numrin e lojtarëve të afruar këtë verë, por me shumë gjasa, pas aventurës europiane disa  nga futbollistët e afruar do të marrin valixhet dhe do të largohet.

Merkato e Kukësit nuk ka përfunduar, diçka që është konsideruar dhe nga drejtuesit, që janë shprehur se në ditët e ardhshme do të ketë të tjera përforcime. Toure kujtojmë që vjen në huazim nga skuadra e  Juventusi, ndërsa Cuculi është aktivizuar tek ekipi i Shkëndijës në ediiconin e fundit.

POSTIMI I KUKËSIT

Dy goditje të FK Kukësit në merkato!

Presidenti i FK Kukësit, Safet Gjici, ka prezantuar dy afrimet e fundit nga merkato, Ardian Cuculi dhe Oumar Toure.

Ardian Cuculi, 31 vjeç, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me FK Kukësin. Qendërmbrojtësi shqiptar vjen nga kampionati maqedonas, teksa së fundmi është aktivizuar me Shkëndijën e Tetovës.

Cuculi më parë ka luajtur edhe me Partizanin në Kategorinë Superiore dhe e njeh mirë kampionatin shqiptar.

Oumar Toure, 19 vjeç, vjen në formë huazimi nga Juventus i Torinos për një sezon. Toure ka luajtur me moshat e Juventus dhe së fundmi ka qenë i huazuar tek austriakët e ËSG Ëattens.

Toure është nga Guinea, luan në pozicionin e mesfushorit shkatërrues, por mund të luajë edhe më përpara në mesfushë.

FK Kukësi u uron mirëseardhjen dhe suksese së bashku!

POSTIMI I CUCULIT

Cuculi nuk ka nguruar që të falënderojë dhe klubin e Shkëndijës, përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqet mjaft entuziast për nisjen e aventurës së re me Kukësin.

“I entuziazmuar për një aventurë të re me KF Kukësin. Faleminderit për gjithçka deri te KF Shkëndija dhe tifozët “Ballistët” me të cilët festuam bashkë sukseset më të mëdha në historinë e klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online