Kalimi i Huan Bernat nga Bajerni i Mynihut te PSG-ja tani ka marrë formë zyrtare. Kanë qenë gjermanët klubi i parë që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes. Nga shitja e mbrojtësit spanjoll, bavezët kanë arkëtuar 15 milionë, një shifër kjo e konsidueshme, pasi bëhet fjalë për një lojtar që në pjesën dërrmuese të kohës së tij në Gjermani ka ngrohur stolin.
Bernat ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kampionët e Francës dhe pritet të jetë një titullar i padiskutueshëm te skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel. Mëngjarashi spanjoll luajti për katër sezone te Bajerni, ku u aktivizua në 113 takime.
?? Un contrat de 3 ans pour @JuanBernathttps://t.co/1cJrCRTzmp
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 31, 2018