Festival golash në Prizren, Liria zhyt në krizë kampionët

Spektakël dhe gola në ndeshjen e parë të javës së tretë të Superligës së Kosovës. Liria e Prizrenit ka fituar me rezultatin 3-2 përballë ekipit të Dritës. Kampionët në fuqi kaluan të parët në avantazh me golin e Xhevdet Shabanit në minutën e 28-të, ndërsa Liria barazoi me anë të Qëndrim Gashit në minutën e 40-të.

Pjesa e dytë regjistroi dhe tre gola të tjerë. Haxhi Neziraj kaloi miqtë përsëri në avantazh në minutën e 52-të, por Liria gjeti golin e barazimit me anë të Liridon Fetahajt në minutën e 62-të. Bardhezinjtë e Prizrenit nuk u ndalën dhe gjetën përsëri golin pas pesë minutash.

Liridon Fetahaj gjeti golin e dytë personal dhe i dha fitoren ekipit të tij me golin e shënuar në minutën e 67-të. Ndeshja nuk pati më gola dhe u mbyll me fitoren e ekipit vendas. Liria merr kështu fitoren e parë mbas dy humbjeve dhe gjendet në të njëjtën kuotë pikësh me Dritën, që nga ana e saj nuk e ka nisur kampionatin në mënyrë të mirë dhe mbas tre javësh vazhdon të jetë në kuotën e tre pikëve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online