Ziri arbitri i Kukësi-Flamurtari, vlonjatët: Sillni kë të doni, veç nipit të Ndreut!

Blerim Ziri do të gjykojë nesër ndeshjen mes Kukësit dhe Flamurtarit, çka nuk është pritur mirë në kampin vlonjat. Ziri, nga Fushë-Kruja, kontestohet për shkak të lidhjes që ka më Ramadan Ndreun, tashmë pjesë e klubit verilindor.

Ndër të tjera, Flamurtarit nuk i pëlqen fakti që një ndeshje kaq e rëndësishme gjykohet nga një arbitër që këtë sezon ka drejtuar vetëm një ndeshje të elitës së futbollit shqiptar. Klubi vlonjat, përmes zyrës së shtypit, ka shpërndarë edhe një deklaratë.

“Klubi i Flamurtarit, pas kartonëve te panumërt të marrë ndeshjen e kaluar dhe pas pezullimit të Bathës prej pamjeve filmike, kur moviola ndërhyri në mënyre absurde për të ndryshuar vendimin e gjyqtarit, gjejmë rastin të ankohemi publikisht për zgjedhjen e gjyqtarit Blerim Ziri, për ndeshjen kundër Kukësit, të premten në Kamëz.

Ndeshja më e rendësishme e kësaj jave nuk mund të gjykohet nga një gjyqtar që ka drejtuar vetem një ndeshje sivjet në Superligë (jo rastësisht) Kukësi-Kamza. Vjet ai u pezullua për skandale të tilla. Veç lidhjeve farefisnore me drejtorin e Kukësit, Ramadan Ndreu, personi ne fjalë nuk ka shkelur më shumë se dy herë ne vitin e fundit në fushën e lojës.

Pa asnjë lloj paragjykimi, vetëm bazuar në fakte, kërkojmë që kjo luftë e hapur ndaj Flamurtarit të mbyllet. Mes shumë gjyqtarëve, ne pranojmë cilindo me përjashtim te nipit të Ndreut”, thuhet në komunikatën e Flamurtarit, shpërndarë për mediat. .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online