Ylli i Ajaksit, Hakim Zijesh do të largohet këtë verë nga Holanda, gjë që e konfirmoi pak ditë më parë edhe drejtori i klubit, Mark Overmars. Për “De Telegraf”, Overmars tha se i ka premtuar 26-vjeçarit se do ta shesë këtë verë, por vetëm nëse vjen oferta e duhur:
“Shumë klube të mëdha duan të nënshkruajnë me Zijesh, sepse ai bëri një sezon të shkëlqyer, si në Champions League, ashtu dhe në kampionat. I kemi premtuar se do ta lejojmë të largohet drejt një klubi të madh këtë verë, por gjithmonë nëse ne marrim ofertën e duhur.
“Nuk dua të komentoj për thashethemet e merkatos, nuk mund të themi emra konkret. Ajo që ne dimë me siguri është se tani është koha e duhur që Zijesh të kalojë në një klub të madh”, përfundoi Overmars. Roma, Liverpuli dhe Mançester Junajtid janë në garë për shërbimet e 26-vjeçarit.