VIDEO | Drithërima, ankth e në fund gëzim, Milani nderohet nga dy yjet e sulmit!

Drithërima dhe festë në “San Siro”. Një ndeshje që në letër dukej e mbyllur, ka rezultuar shumë e komplikuar për Milanin.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0, ndërsa fraksioni i dytë nisi me ankth për kuqezinjtë, me Frozinonen që fitoi të drejtën e një 11-metërshi, pas një ndërhyrje të gabuar të Abates.

Te pika e bardhë u paraqit Ciano, i cili u ndal nga Donaruma. Pikërisht, këtu nisi kthesa e Milanit, me ekipin e Gatuzos që shënoi dy herë brenda nëntë minutave.

Fillimisht ishte Piatek, i cili u gjend i lirë në zonë dhe devijoi në rrjetë një goditje të Borinit. Më pas, ishte Suso, i cili realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke çuar shifrat në 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online