Zidane: Tani e kuptoni të gjithë suksesin e Realit në Champions!

Trajneri francez, Zinedin Zidan, do të ketë një punë shumë të vështirë gjatë merkatos së verës, pasi do t’i duhet të rindërtojë dhe njëherë skuadrën nga e para. Për merkaton, Champions League dhe rivalin Valverde, Zidan tha:

“Do më duhet të mendoj për ndeshjen e nesërme përballë Getafes. Duhet të paraqitemi sa më mirë, pasi kemi punuar shuëm fort gjatë kësaj jave. Pogba? Ai është një lojtar i Mançester Junajtid dhe unë nuk do të rri këtu të flas për merkaton.

Valverde? Ka bërë një punë të shkëlqyer deri më tani. Unë nuk jam njeriu i duhur për të thënë nëse kritikat ndaj tij janë të pranueshme ose jo. Ai është i zgjuar dhe e di vetë si funksionojnë këto gjëra.

“Askush nuk mund ta marrë nga ne atë që bëmë në Champions League. E pamë këtë vit se sa e vështirë është të arrish në finale, e jo më ta fitosh. Katër trofetë e Realit janë të paçmueshëm.

Bejl? Agjenti i tij ka folur, por unë nuk do të flas për këtë gjë. Jam trajner i Real Madridit dhe puna ime është vetëm me lojtarët”, përfundoi strategu francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online