Burreli zhyt Veleçikun, Tomori e Vora në të Dytën

Tomori zyrtarisht bie në Kategorinë e Dytë, pasi është mundur me rezultatin 4-1 nga Turbina në Cërrik. Hasa zhbllokoi shifrat, ndërsa Paja me autogolin e tij i dha goditjen tjetër beratasve. Bërdufi i çoi shifrat në 3-0, kurse Roshi plotësoi “pokerin”. Goli i Kolecit për Tomorin nuk kishte asnjë vlerë.

Tashmë Turbinës i mjafton një barazim ose një humbje minimale me Elbasanin në javën e fundit, për të siguruar qëndrimin në të Parën. Në Pogradec vendasit nuk e kanë falur Apoloninë. Tre gola të shënuar nga Pere, Topllari dhe Shkulaku vendosën gjithçka. Një ndeshje për qejf duhet thënë.

Edhe Vora ka rënë një kategori më poshtë, pasi u mund 3-4 nga Shënkolli. Përgjini dhe Danaj ishin heronjtë dhe lezhjanët tanimë kanë shansin të shpëtojnë direkt. Burreli triumfoi në Shkodër me Veleçikun falë golit të Hysenajt dhe kështu koplikasit duhet të mos humbin javën e ardhshme në Shënkoll.

Pesëshet e para kishin në program ndeshje për statistika dhe në Lezhë Besëlidhja ka barazuar 1-1 me Korabin. I njëjti rezultat u regjistrua në takimin Erzeni-Dinamo. Në Kavajë ishte Orikumi që triumfoi, duke iu përgjigjur dy golave të Onuh. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-3. Lushnja ka befasuar Egantian, teksa Sefa e Alushi kanë zhvlerësuar golin e Branicës.

KATEGORIA E PARË – JAVA 26
E shtunë, më 11 maj 2019, ora 16:00

Grupi A | Play-off
Besëlidhja-Korabi 1-1

Shënues: Hasa 72′, Skuka 30′
Erzeni-Dinamo 1-1
Shënues: Melani 20′ / Çema 61′
Vllaznia pushim

Grupi A | Play-out
Vora-Shënkolli 3-4

Shënues: Da Lima 29′, 37′, Deliallisi 76′ (pen.)  / Përgjini 23′, 56′ Ru. Danaj 39′, 78′
Veleçiku-Burreli 0-1
Shënues: Hyseni 85′
Iliria pushim

Grupi B | Play-off
Besa-Oriku 2-3

Shënues: Onuh 34′, 79′ / Kuçi 12′, Çapoj 84′, Dulaj 91′
Egnatia-Lushnja 1-2
Shënues: Branica 15′ / Sefa 13′, Alushi 32′
Bylis pushim

Grupi B | Play-out
Turbina-Tomori 4-1

Shënues: Hasa 30′, Paja 40′ (aut.), Bërdufi 55′, Roshi 91′ (pen). / Koleci 83′
Pogradeci-Apolonia 3-0
Shënues: Pere13′, Topllari 25′, Shkulaku 90′
Elbasani pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online