Zidan nis spastrimin, ikën një dështim madhor

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Real Madrid nuk do të kursehet gjatë merkatos që po afron. Megjithatë, krahas afrimeve të bujshme te “Los Blancos” do të ketë edhe largime. Sipas medieve spanjolle i sakrifikuari i parë do të jetë mbrojtësi franko-spanjoll Teo Hernandez.

Mëngjarashi u ble në janarin e 2017-ës për 26 milionë euro nga Atletiko Madrid, por Hernandez nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e drejtuesve të “gjigantëve” spanjoll.

Pavarësisht dy viteve zhgënjyese të kaluara më së shumti në huazim, interesi i klubeve europiane për futbollistin mbetet i lartë. Hernandez është vetëm 21 vjeç dhe ndër ekipet që kërkojnë t’i japin një shans të dytë janë emra si Napoli dhe Roma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *