Uanda: Dikush brenda Interi nuk e do Ikardin, me Kristianon do të formonte dyshe super!

Uanda Nara prej disa kohësh kishte rënë në heshtje, por së fundmi bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Ikardit është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes.

Uanda ka folur për mediat, teksa ka zbuluar të ardhmen e Ikardit, si dhe ka shpjeguar mungesën e tij në prezantimin e fanellave të sezonit të ardhshëm.

E ARDHMJA – “Gazetat dhe mediat vazhdojnë të thonë që Ikardi do të largohet, Ikardi do të largohet. Jam mërzitur duke e përsëritur që Ikardi do të qëndrojë tek Interi. E vërteta është se në ditën e parë të merkatos do të fik telefonin. Po vijnë oferta, por Ikardi do të qëndrojë. Mjaft.

Ekipet më të mira e kanë kontaktuar atë dhe trajnerët më të mirë e duan në ekipin e tyre. Më duket e çuditshme që vjen një trajner i madh dhe thotë që nuk e do. Nëse është e vërtetë ajo që thotë Spaleti, atëherë dikush brenda Interit nuk e do Ikardin.”

MUNGESA NË PREZANTIMIN E FANELLAVE TË REJA – “E vërtetë që Mauro nuk ishte pjesë e prezantimit të uniformave të reja, por me siguri sponsori i tij do ta telefonojë për të bërë foto.”

PARTNERITETI I MUNDSHËM ME KRISTIANON – “Kristiano Ronaldo e Ikardi do formonin një dyshe të mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online