Reali i Madridit pritet të bëjë një revolucion në skuadër në fund të sezonit. Kontingjenti aktual ka fituar shumë, ku bien në sy katër Champions Ligat në pesë vitet e fundit. Mosha e lojtarëve është rritur dhe në ekip duhet gjak i ri dhe uri e madhe për ta kthyer Realin përsëri konkurrues.
Zinedin Zidan i ka parashtruar disa kërkesa presidentit Perez dhe një prej tyre është Miralem Pjaniç. Sipas raportimeve të spanjolles “Marca”, mesfushori i Juventusit është dëshira e madhe e trajnerit francez për mesin e fushës.
29-vjeçari boshnjak rinovoi me “Zonjën e Vjetër” në muajin gusht deri në vitin 2023. Bardhezinjtë e konsiderojnë mesfushorin lojtar të pashitshëm, por ata mund të dorëzohen përballë një oferte tunduese nga ana e Realit.
Florentino Perez do të bëjë maksimumin për të kënaqur trajnerin e tij, ndërsa presidenti mund të përfshijë një mes Marselos dhe Iskos në tratativat për kalimin e Pjaniç në kryeqytetin spanjoll