Shpërthen Tirana: Olsi Sokoli racist, përjashtojeni! Ja ç’ka ndodhur!

Tirana ka reaguar më në fund pas ndeshjes me Kastriotin dhe bardheblutë nuk kursehen ndaj Arbitrit Olsi Solkoli. Sipas klubit bardheblu, ai ka përdorur një fjalor jo korrekt dhe është treguar racist ndaj Majkëll Ngo. Madje, në deklaratën e klubit kryeqytetas, thuhet se Sokoli ka vepruar i ndarë nga asistentët e tij. Kërkohet që ky arbitër të përjashtohet përjetësisht nga gjykimi, ndërkohë që ka një mesazh edhe për Shoqatën e Arbitrave.

REAGIMI – “Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër gjykimin skandaloz në ndeshjen Kastrioti – Tirana. Përgjate 90 minutave të ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur të ndikojë në rezultatin final të ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo, e më tej ka dëmtuar skuadrën me vendimet arbitrare.

KF Tirana nuk është nxituar të dale në konkluzione, por ka pritur për të ndjekur reagimet e të gjithë aktorëve dhe faktorëve brenda e jashtë fushave të lojës si dhe ka analizuar pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli ka vepruar i vetëm, pa dëgjuar asistentet e tij, që në disa momente vendimtare të ndeshjes i kanë kërkuar të marrë vendime të drejta, tërësisht të ndryshme nga çfarë ai ka vendosur.

Fjalori me të cilin gjyqtari ka provokuar lojtarët e Tiranes dhe stafin teknik, janë një tjetër argument që bëjnë klubin të kërkojë një dënim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.

KF Tirana kërkon përjashtimin nga futbolli të gjyqtarit Olsi Sokoli për një gjykim të paprecedent, komunikim ofendues dhe përdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtarëve të Tiranës.

Gjithashtu ftojmë publikisht Shoqatën e Arbitrave, të reagojë kundrejt dhunës që në këtë rast ushtroi një gjyqtar futbolli përballë 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe të gjithë tifozëve bardheblu”, shkruhet në komunikatën e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online