Zhvillime nga zhdukja e Salës, gjendet një trup në rrënojat e avionit

0

Nga Anglia ka zhvillime të reja nga kërkimet për trupin e futbollistit Emiliano Sala dhe pilotit Dejvid Ibotson. Dega e hetimit të aksidenteve ajrore ka konfirmuar mëngjesin e ditës së sotme se në rrënojat e avionit të rrëzuar në hapësirën detare midis Francës dhe Anglisë është gjetur një trup.

Për momentin nuk bëhet e ditur se trupi i cilës prej viktimave është gjendur. Gjetja e avionit të zhdukur prej dy javësh u bë e mundur prej kërkuesve privat, të cilët u kontraktuan, pasi një fushatë e nisur në internet grumbulloi mbi 300 mijë euro nga donacionet e më shumë se 200 personave nga anembanë botës.

DEKLARATA E LËSHUAR NGA DEGA E HETIMIT TË  AKSIDENTEVE AJRORE

“Pajisja kërkuese e komanduar nga ne kërkoi të gjithë zonën përreth rrënojave të avionit,  por nuk u bë e mundur gjetja e pjesëve të tjera. Tragjikisht në pamjet video që na u përcollën nga pajisja, dallohet një trup. Ne së bashku me konsultimin e  policisë dhe familjarëve, po mendojmë për hapat e radhës që duhen ndërmarrë”.

Sala dhe Ibotson
You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.