“Zhoao Feliks? Vlen 126 milionë, Atletiko di çfarë bën!”

Zhao Feliks u transferua këtë verë nga ekipi i Benfikës tek Atletiko Madrid, për shumën e 126 milionë eurove, duke u bërë kështu lojtari i pestë më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Edhe pse portugezi cilësohet një supertalent dhe shpesh herë është krahasuar edhe me Mesin e Ronaldon, duhet thënë se është një levizje e guximshme kjo nga ana e ekipit madrilen për një 19-vjeçar, akoma të pa provuar në nivelet më të larta.

Një lëvizje e guximshme dhe me shumë bujë, që nuk ka mbetur pa u komentuar nga personalitete të futbollit botëror. Këtë herë është David Vija ai që ka bërë komentin e tij për transferimin e Zhoao Feliks tek Atletiko.

37-vjeçari ka besimin e plotë, se adoleshenti I talentuar do të jetë ylli i ri i gjigandëve spanjoll. Ai deklaron: ‘’Me shumën e paguar dhe me mënyrën se si tek Atletiko i menaxhojnë gjërat, ata nuk do të nënshkruanin pa qenë të bindur plotësisht. Unë nuk e kam parë shumë atë duke luajtur, por tifozët e Atletikos do t’i jenë mirënjohës nëse punon‘’.

“Mund të dështoni, por nëse ju lini gjithçka keni në fushë, atëherë njerëzit janë të lumtur. Kam qenë një vit me Atletikon, ishte një sezon më ulje ngritje, shënova 15 gola dhe fituam titullin. Tifozët ende më falënderojnë”, përfundon Vija, i cili nuk ka ndërmend ta lërë futbollin për sa kohë trupi i përgjigjet dhe është mirë fizikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online