Presidenti Meta aktiv, takim me Majlinda Kelmendin dhe ekipin e Kosovës

Gjatë këtyre dy ditëve, kur po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Sarajevë, presidenti Ilir Meta ka qenë aktiv edhe në takimet jashtë këtij eventi.

Të mërkurën paradite ai është takuar me xhudisten Majlinda Kelmendi, aktualisht Kampione e Botës, takim të cilin e ka postuar në faqen e tij në Facebook.

Meta deklaron se është një kënaqësi që takohet me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira të kombit shqiptar.

“Me krenarinë e sportit shqiptar, Kampionen e Botës, Majlinda Kelmendi dhe ekipin e xhudos së Kosovës, kaluam momente shumë pozitive në Çarshinë e Sarajevës. Përherë kënaqësi të takohem me këta ambasadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar kudo në botë”, shkruan presidenti Ilir Meta.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online