Uest Hem gati për blerjen historike, sulmuesi zhduket në male!

Maksimiliano Gomez është një nga pikat më të forta të Selta Vigos. Sulmuesi uruguaian ka një kontratë me klubin galician deri në vitin 2022, por ai mund të transferohet në Premier Ligë.

Uest Hemi dhe Valencia interesohen për shërbimet e tij. Anglezët ofrojnë më shumë (rreth 45 milionë euro, rekord i “çekiçëve”), por Celta kërkon 50 milionë euro, që është edhe çmimi i klauzolës së 22-vjeçarit, i cili shënoi 13 gola sezonin e kaluar.

Por ka një problem. Super Deporte raporton se Gomez ka humbur në Uruguai! Sulmuesi është zhdukur në malet e vendit të tij, aty ku ka qenë duke kaluar pushimet.

Gara për shërbimet e Gomez është e fortë, por në fillim duhet gjetur ai. Selta Vigo shpreson të përfitojë sa më shumë nga lojtari, i cili ka shënuar 2 gola në 12 ndeshje të luajtura me kombëtaren e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online