Zhirona-Barça në Majemi? Nuk bëhet, FIFA-UEFA trembin katalanasit!

Ishte folur prej kohësh që një ndeshje e La Ligës spanjolle do të zhvillohej në SHBA. Drejtuesit e ligës spanjolle të futbollit kishin zgjedhur ndeshjen Zhirona-Barcelona për t’u luajtur në Majemi, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Klubi katalanas është tërhequr nga kjo ide, ndërsa zbulohet se Barcelonës i është bërë presion nga FIFA dhe UEFA. Qeveria botërore e futbollit ka paralajmëruar lojtarët e dy klubeve, se do t’i pengojë të luajnë me kombëtaret e tyre, ndërsa UEFA ka kërcënuar Barcelonën me përjashtim 2-vjeçar nga Champions Liga!

Kundër idesë së Ligës spanjolle të futbollit ka dalë dhe Federata e futbollit të vendit iberik. “Liga ngatërron kompetencat e saj organizative me fuqinë rregullatore, që është ekskluzivitet i RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit)”, shprehet për mediat spanjolle një burim i Federatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *