Zhgënjejnë Bucks dhe Raptors, James udhëheq “Lakers”-at

Los Angeles Lakers tashmë ka një bilanc pozitiv. LeBron James i ka udhëhequr drejt fitores kundër Portland Trail Blazers, edhe pse nisja nuk ishte e mirë. Gjithsesi në fund Lakers triumfuan 126-117. “Mbreti” arriti të shënojë plot 40 pikë, por jo vetëm kaq: 10 rikuperime dhe 9 asiste u regjistruan në llogari të tij. Damian Lillard për miqtë bëri mirë, teksa shënoi 31 pikë, dha 11 asiste dhe rikuperoi 8 topa.

Toronto Raptors është mposhtur sërish. Këtë herë Detroit Pistons u ka shkaktuar humbje kanadezëve me rezultatin 104-106. Kawli Leonard kishte mundësinë t’i jepte fitoren skuadrës së tij, por në sulmin e fundit i iku topi nga duart. Pistons shfrytëzuan rastin dhe Reggie Bullock realizoi dy pikëshin që i dha fitoren skuadrës së tij. Blake Griffin ishte më i miri, me 30 pikë dhe 12 rikuperime.

Marc Gasol (29 pikë) dhe Mike Conley Jr. (26 pikë) arritën t’i shkaktojnë humbjen e katërt Milwaukee Bucks. Memphis Grizlies e nis më mirë, ndërkohë që Giannis Antetokounmpo (31 pikë, 9 rikuperime) e ngushtuan rezultatin më pas, por miqtë ishin në një ditë të mirë dhe fituan me rezultatin 113-116.

Orlando Magic u treguan të papërmbajtshëm në periodën e fundit, duke përmbysur gjithçka në takimin kundër Philadelphia 76ers. Kjo ndeshje u mbyll 111-106. Washington Ëizards kanë kthyer me këmbë në tokë Cleveland Cavaliers, teksa i kanë mundur këta të fundit 119-95.

Dominim total i Boston Celtics kundër Chicago Bulls. Fitorja e tetë për vendasit, që këtë herë e regjistruan triumfin me rezultatin 111-82. Miami Heat është një nga skuadrat që triumfoi sot. 107-120 u mbyll takimi kundër Brooklyn Nets.

Fitore e rëndësishme për Minnesota Timerwolves, që e nisën mirë kundër New Orleans Pelicans dhe në fund me rezultatin 107-100 dolën me kokën lart nga parketi. Paul George, me 35 pikë të shënuara, udhëhoqi drejt triumfit me rezultatin 128-103 skuadrën e Oklahoma City Thunder. Kundërshtari ishte New York Knicks.

Dallas Mavericks kanë turpëruar Utah Jazz, duke i mundur me 50 pikë më shumë. Një ditë e mirë për Phoenix Suns, që morën fitoren e tretë sezonale me një rezultat bindës kundër San Antonio Spurs.

Orlando Magic – Philadelphia 76ers 111-106
Washington Wizards – Cleveland Cavaliers 119-95
Boston Celtic– Chicago Bulls 111-82
Brooklyn Nets– Miami Heat 107-120
Toronto Raptors – Detroit Pistons 104-106
Milwaukee Bucks– Memphis Grizzlies 113-116
Minnesota Timerwolves – New Orleans Pelicans 107-100
Oklahoma City Thunder – New York Knicks 128-103
Dallas Mavericks – Utah Jazz 118-68
Phoenix Suns – San Antonio Spurs 116-96
Los Angeles Lakers – Portland Trail Blazers 126-117

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online