Zhegrova: Ja pse zgjodha Bazelin, po përmirësohem pas çdo ndeshjeje

Edon Zhegrova nuk e ka pasur të lehtë të gjejë minuta te skuadra e Bazelit, por ylli i kombëtares së Kosovës beson se do të përmirësohet me kalimin e ndeshjeve.

Në një intervistë për “Telebasel”, 20-vjeçari flet mbi arsyet e transferimit në Zvicër dhe premton se skuadra e tij do të rikthehet në majën e futbollit zviceran.

“Ishte bukur që të vija këtu e të luaja për klubin më të madh. Të gjithë e dinë që Bazeli është klubi më i madh në Zvicër. Shumë lojtarë të mëdhenj kanë luajtur këtu dhe unë synoj të bëhem si ata. Prandaj zgjodha Bazelin. Ky klub e meriton të jetë numri një”.

“Jang Bojs u shpallën kampin këtë vit, por vitin tjetër do përqendrohemi dhe do të bëjmë më mirë. Mendoj se mund të ndihmoj me kualitetin tim. Nuk kënaqem kurrë. Po përpiqem të përmirësohem ndeshje pas ndeshje”.

MIQËSIA ME ALBIAN AJETIN DHE  TAULANT XHAKËN – “Jemi shokë të mirë dhe ata po më ndihmojnë shumë. Është diçka e mirë që ata janë këtu, pasi mund të mësojnë gjëra për skuadrën dhe qytetit”, përfundoi Zhegrova.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *