Zhang, Spaleti dhe Ikardi në kor: Nuk jemi ekipi anti-Juventus

Interi po kalon një moment të shkëlqyer dhe djemtë e Spaletit e vërtetuan një gjë të tillë, duke shkatërruar Lacion në “Olimpico” me rezultatin 0-3. Zikaltrit kanë arritur Napolin në vendin e dytë në kuotën e 22 pikëve, ndërsa distanca me Juventusin është gjashtë pikë.

Fitorja e gjashtë rresht në kampionat për Interin, ndërkohë që fitorja e fundit i ka lumturuar të gjithë, duke filluar nga presidenti Zhang, trajneri Spaleti dhe kapiteni Ikardi.

ZHANG – “Jo vetëm që më pëlqeu fitorja, por dhe performanca e ekipit. Më ka befasuar qetësia dhe personaliteti i skuadrës. Vinim nga një humbje përballë Barcelonës, por gjithsesi është vënë re përmirësimi. Këto janë sinjale të rëndësishme dhe shpresoj që këto emocione t’i përjetojmë në çdo stadium. Komplimente skuadrës dhe trajnerit.”

SPALETI – “Nuk duhet të mendojmë që jemi ekipi anti-Juventus. Duhet të mendojmë në fillim për vetën tonë dhe duhet të jemi anti-vetja. De Vrij? Ai nuk luajti, sepse nuk ishte nevoja ta vinim në kushtet që të fishkëllehej nga i gjithë stadiumi. Ndoshta, duke marrë parasysh emocionalitetin dhe ndjeshmërinë e lojtarit, ai do të rrezikonte të gabonte më tepër se një top. Zhoao Mario? Sipas mendimit tim, ai luajti mirë në pjesën e parë, ndërsa më pas vuajti. Ideja jonë ishte të bënim një ndryshim me Borja Valeron, por ndihet mungesa e minutave në këmbët e portugezit. Brozoviç? Ai ka një busull në këmbët e tij dhe e njeh futbollin. Duhet të qarkullojë topin, duke i vënë në vështirësi kundërshtarët dhe kështu bëhet një lojtar thelbësor. Ka personalitetin e një lojtari të fortë. Çelësi për ta rritur ishte pasimi i topit drejt mbrojtjes dhe Miranda e Shkriniar e ndihmuan shumë.”

IKARDI – “Ndodhemi në një moment të mrekullueshëm dhe gjërat po shkojnë mirë për ne. Momenti im i mirë është momenti i mirë i skuadrës. Nuk jemi skuadra anti-Juve, na mungon akoma diçka, por jemi të kënaqur me atë që po bëjmë. Skuadra po rritet dhe punojmë për t’u përmirësuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online