Zëvendësuesi i Manolas, Roma piketon “ish”-in e Barcelonës

Roma po kërkon një zëvendësues për Kostas Manolas. Greku është transferuar tek ekipi i Napolit, ndërsa verdhekuqtë kanë piketuar pasardhësin e tij.

Drejtori sportiv, Xhanluka Petraki, pëlqen shumë Mark Bartra të Betisit dhe është takuar me agjentin e spanjollit sipas raportimeve të “Sky Sport”.

28-vjeçari i dalë nga akademia e Barcelonës aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e djathtë të saj. Pas largimit nga ekipi katalanas, Bartra u aktivizua në Bundesligë me Dortmundin dhe janarin e vitit të kaluar u transferua në Andaluzi.

Tani është gati të provojë emocionet e Serie A, ndërsa Romës i duhet të gjejë marrëveshjen me drejtuesit e Betisit për të “harruar” Manolas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online