Zero shanse qëndrimi, largimi i radhës nga Kukësi

0

Enea Koliçi kishte kontratë edhe për kupat e Europës, por e zgjidhi atë më parë. Portieri e pa të udhës të shikonte për një tjetër ekip dhe ka nënshkruar te Flamurtari. Te Kukësi janë disa lojtarët që kanë kontrata të vlefshme edhe për aventurën evropiane.

Mes tyre edhe mbrojtësi Albi Alla. Një vit më parë ai pati probleme me klubin verilindor për kontratën, por më pas e zgjidhi. Rinovimi për sezonin e ardhshëm ka zero shanse. Qendërmbrojtësi ka luajtur kampionatin e fundit në 18 ndeshje dhe kjo për shkak se nuk është preferuar nga trajnerët. Por ka pasur periudha edhe për shkak dëmtimi.

Me ardhjen e Armando Cungut ai luajti titullar në kupat e Europës, por ndeshja e zhvilluar kundër Karabakut i ka vënë “vulën” largimit të tij. Për Allën mbyllja me marrëveshje e kontratës që tani është më me leverdi, ndryshe do duhet të presë përfundimin e aventurës evropiane të Kukësit për të dalë lojtar i lirë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.