Vetëm një afrim, a është i rrezikshëm sulmi i Partizanit?

Ekipi i Partizanit nuk ka ndryshuar shumë në pjesën ofensive nga sezoni që sapo lamë pas. Afrimet dhe largimet kanë qenë lojtarë që nuk janë bërë pjesë e formacionit, por “figurantë” të rëndësishëm. Edgar Çani që u afrua si shpëtim, por jashtë planeve, turisti Stefan Nikoliç dhe Besart Abdurahimi që nuk gjeti veten.

Sezoni i ri do t’i gjejë “demat” me një mesfushë dhe sulm të stabilizuar. Pas largimit të Bathës, qendra e mesfushës do të përbëhet nga Esat Mala dhe Bruno Telushi. I riu do të ketë mundësi promovimi, ndërsa nga vlonjati pritet eksperienca dhe karakteri.

Para tyre krahët janë të stabilizuar me Trashin dhe Asanin. I pari luan majtas dhe ka treguar se është një ndër më të mirët e kampionatit, ndërsa Asnai shpërtheu në vitin e fundit duke treguar se jo më kot ka merituar fanellën me numër 10.

Sulmuesi i dytë pritet të jetë Bardhi, por do të ketë balotazh të fortë me Prognin. Mosha e tij e favorizon, por i riu ka ngecur në të njëjtin nivel, nuk po arrin që të bëjë një tjetër hap përpara. Nga krahu tjetër, Progni është me rezultativ.

Sulmi do t’i besohet të riut Rubin Hebaj. 20-vjeçari ka një peshë të vështirë mbi shpatulla, pasi ka për detyrë që të shënojë sa më shumë gola. Futbollisti i ri duhet të përballojë presionin e tifozëve dhe faktin se “demat” kanë shumë vite pa fituar titullin kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online