Zërat e çojnë te Reali, Uillian mohon gjithçka: Hazard qëndron këtu!

Sulmuesi brazilian i Çelsit, Uillian ka folur për të ardhmen e Eden Hazard dhe shanset që ka belgu për të kaluar te Reali i Madridit. Uillian pranoi për “BT Sport” se Hazard nuk e ka ndërmend të largohet, si dhe që nuk e ka përmendur asnjëherë një largim të tij në dhomat e zhveshjes:

“Ai nuk ka thënë asgjë sa i takon një kalimi të mundshëm te Reali i Madridit, mendja e tij është vetëm këtu. Sido që të shkojë, unë shpresoj shumë që ai të qëndrojë, pasi është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Ai është shoku im dhe me aq sa e njoh, nuk do ta lërë Çelsin për Realin. Megjithatë, futbolli është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh braziliani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online