Zëra merkatoje për Hysajn, e do klubi i preferuar!

Elseid Hysaj gjatë gjithë verës është lakuar për kalimin te Çelsi, ku do të bashkohej me Maurizio Sarrin. Anglezët nuk ishin gati të paguanin klauzolën për shkodranin dhe kështu ai qëndroi te Napoli. Mbrojtësi i djathtë në fakt ka qenë i lumtur aty, por gjërat këtë sezon nuk është se kanë shkuar mirë.

Trajneri Karlo Ançeloti nuk e ka preferuar në shumë ndeshje dhe e ardhmja e tij te napoletanët është vënë në diskutim. Tani në “modë” është Interi, që nuk ka ndërmend të paguajë për blerjen e Vërsaljko nga Atletiko e Madridit. E njëjta gjë vlen edhe për Sedrik Soaresh.

Alfredo Pedulla, eksperti i merkatos në Itali, raporton se Elseid Hysaj është opsion për Interin, së bashku me Kristiano Biragin. Gjithsesi te Napoli do të ketë një takim të menaxherit të shkodranit me presidentin De Laurentis dhe mbetet për t’u parë se çfarë rezultati do të sjellë. Kujtojmë se Interi është edhe skuadra e preferuar e Hysajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *