Zeneli njeriu asist, Lilaj dhe Xhejms festojnë në kupë

Vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe ishin afër realizimit të një kryevepre, por barazimi nuk u arrit. Zeneli ishte autori i asisteve të dy golave të Herenvenit. 23-vjeçari i talentuar i përfaqësueses së Kosovës dhuroi pasimet, që u kthyen në gola nga Vlap dhe Van Amersfort.

Gabala e Sabien Lilaj dhe Xhejms Adeniji fitoi në kupën e Azerbajxhanit ndeshjen e parë të fazës çerekfinale përballë Sabah Baku. Autogoli i Ivanoviç në minutën e fundit të pjesës së parë i dha fitoren Gabalës, që pret ndeshjen e kthimit dhe kërkon gjysmëfinalet. Si mesfushori i kombëtares dhe sulmuesi nigerian u aktivizuan gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund i janë gëzuar kësaj fitore.

Pjesë e formacionit të Inter Zapreshiç ishte dhe Herdi Prenga. Mbrojtësi 24-vjeçar nuk ia doli të ndihmonte ekipin e tij të evitonte humbjen e thellë në transfertë përballë Osijekut me rezultatin 6-0. Prenga ka zhvilluar 12 ndeshje në kampionat deri më tani me Zapreshiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online