Tre rikthime gëzojnë Gatuzon, ja situata e merkatos së Milanit

0

Milani viziton të martën Bolonjën dhe ekipi i Gatuzos do të bëjë të pamundurën për të siguruar fitoren. Trajneri ka marrë lajme të mira nga infermieria. Siç raporton “Sky Sport”, Mateo Muzakio, Alesio Romanjoli dhe Suso i kanë kaluar dëmtimet e tyre dhe janë gati për ndeshjen me ekipin e Bolonjës.

Nga ana tjerr klubi vazhdon të punojë për merkaton e janarit. Fabregas mbetet dëshira e madhe, por kontrata e spanjollit me Çelsin skadon në verë dhe Leonardos i duken shumë 8 milionë euro për të. Shumë janë dhe 35 milionët eurot për blerjen e Bakajokos, pavarësisht se mesfushori e ka ngritur nivelin e tij.

Hakan Çahanoglu ka një ofertë prej 20 milionë eurosh nga Laipcigu dhe Milani po e mendon shitjen e turkut, ndërsa në dyshim mbetet dhe e ardhmja e Higuain me bluzën kuqezi, pasi nevojiten dhe 36 milionë euro në fund të sezonit për ta veshur përfundimisht si “djall” sulmuesin argjentinas. Kuqezinjtë vazhdojnë të monitorojnë dhe Fabio Kuljarelën, një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.