Zeneli në pritje të ofertës së duhur: E respektoj Fenerbaçen, por dua… Milanin

Arbër Zeneli ka qenë padiskutim ylli i përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve, ku ishte vendimtar edhe në takimin e fundit përballë Azerbajxhanit, sfidë ku Zeneli shënoi tri gola dhe mori topin në shtëpi.

23-vjeçari luan në radhët e Herenvenit në Holandë, por duket gati për një kalim te kampionatet elitare të Evropës. Ofertë konkrete ka pasur vetëm nga gjigantët e Fenerbaçes, por Zeneli tha se po pret një skuadër më të madhe.

Në një intervistë për “Sporx”, Zeneli foli për të ardhmen e tij, ku tregoi edhe mesazhet e shumta që ka marrë nga tifozët e Fenerbaçes: “Kam marrë me mijëra mesazhe nga tifozët e Fenerbaçes.

Ata duan që unë të transferohem te skuadra e tyre. I respektoj të gjithë ata që më shkruajnë, por synoj një kampionat më elitar. Po pres oferta nga Italia, Anglia, Spanja, por dhe Franca e Gjermania janë alternativa të kënaqshme.

Jam një tifoz i çmendur i Milanit dhe shpresoj që një ditë të luaj aty. Idhulli im ka qenë gjithmonë braziliani Kaka’”,- përfundoi Zeneli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *