Festoi Krishtlindjen me kokainë, lojtari i Premier Ligës rrezikon shumë

0

Futbolli anglez nuk pushon fare gjatë periudhës së festave, por kjo gjë nuk i pengon futbollistët të zbaviten në format e tyre. Ndonjë prej tyre e tepron, ndërsa dikush “guxon” të marrë dhe kokainë.

Kjo e fundit i ka ndodhur një futbollisti të një klubi të madh anglez, për të cilin pasojat priten të jenë të mëdha. “The Sun” ka zbuluar një ngjarje të ndodhur një natë përpara Krishtlindjes, ndërsa nuk bën publik emrin e yllit të futbollit anglez.

Lojtari ka qenë në një parti të skuadrës, ndërsa një shok i tij e ka kapur duke marrë kokainë në banjat e lokalit. Pak minuta më vonë ai është përjashtuar nga parti. Ka qenë trajneri i skuadrës, ai i cili ka thirrur një taksi për lojtarin e tij dhe e ka nisur për në shtëpi.

Sjellja e lojtarit i ka mërzitur të gjithë dhe ka krijuar një çarje të thellë në dhomat e zhveshjes, ku ka patur dhe probleme të tjera gjatë gjithë sezonit, sa i përket rezultateve të skuadrës. Një gjë e tillë ndodhi në momentin më të keq dhe nuk ka ndihmuar aspak në rregullimin e situatës”, flet një burim i gazetës për ngjarjen e ndodhur.

Por, nuk përfundon me kaq. Lojtari i është nënshtruar një kontrolli anti-drogë, një natë përpara ngjarjes së ndodhur, duke dalë i pastër. Çdo lojtar që del pozitiv në drogërat e klasit A (aty ku përfshihet dhe kokaina) rrezikon deri në dy vite përjashtim nga futbolli nga ana e shoqatës së futbollit anglez.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.