Mesi dhe Ronaldo “hapin krahun”, golashënuesi i 2018-ës është një tjetër  

0

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo vazhdojnë të jenë lojtarët që shënojnë më shumë. Në vitin që lamë pas, “pleshti” shënoi 51 gola, ndërsa “CR7” nuk shkoi më shumë se 49 finalizime. Në Europë nuk ka njeri që u bën konkurrencë, por nëse dalim jashtë kontinentit në skenë del një emër i padëgjuar më parë.

Bagdad Bunexhah, sulmuesi algjerian që aktivizohet me skuadrën e Al Saad është njeriu që ka rrëzuar nga froni i golashënuesve dy legjendat  e sportit botëror. 27-vjeçari ka shpërthyer në gola në kampionatin e Katarit, ku aktivizohet me Al Saad.

Numri total i golave të Bunexhah në 2018-ën është 59, tetë më shumë se Mesi. Këtë shifër rekord, algjeriani e ka regjistruar në 40 takime, ku 56 janë shënuar me fanellën e Al Saad dhe tre me kombëtaren algjeriane. Një ndër ndeshjet më të veçanta të Bunexhah ishte ajo kundër Al Arabit në kampionat, ku shënoi shtatë gola në në 44 minuta gjatë fitores 10 – 1 të skuadrës së tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.