Ze Maria me “dhimbje koke”, duhet të vendosë

0

Tirana po përgatitet ta nisë mbarë rikthimin në Superiore. Është me shumë rëndësi të merret një fitore bindëse kundër Kamzës të shtunën prej orës 19:45. Duhet një mesazh për tifozët, të cilët presin një Tiranë pretendente dhe sigurisht fitimin e derbit.

Por para ndeshjes me Kamzën ka një problem për bardheblutë. Portieri Ilion Lika me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një dëmtimi. Në takimin miqësor me Prishtinën luajti nga minuta  e parë Alesio Abibi dhe trajneri Ze Maria pas ndeshjes ishte i qartë: “Dua edhe një portier”.

Shpëtim Moçka u zyrtarizua një ditë më parë dhe ka nisur stërvitjen. Vlonjati është një opsion për ndeshjen me Kamzën, pasi Lika zor se do të jetë i gatshëm. Problemet me shpinën e pengojnë dhe braziliani duhet të vendosë se kush do të mbrojë katërkëndëshin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.