Dëmtohet një titullar, Cungu bën tre lëvizje

0

Kukësi po përgatitet për ndeshjen e kthimit kundër Torpedo Kuitasi. Trajnero Armando Cungu gjatë këtyre ditëve ka ideuar edhe formacionin dhe pritet që të ketë ndryshime. E pritshme diçka e tillë, pasi në ndeshjen e parë në Gjeorgji pati goxha probleme, sidomos në prapavijë.

LËVIZJA E DETYRUAR – Porta do t’i besohet Faton Malokut. Portieri Stivi Frashëri ka pasur probleme para takimit të kthimit. Korçari as që është grumbulluar me Kukësin dhe kështu ish-portieri i Feronikelit do të jetë në mbrojtje të katërkëndëshit.

Kështu në pankinë do të jetë portieri Jetmir Basha. “SportEkspres.com” është interesuar në lidhje me Frashërin dhe mësohet se “gardiani” ka një problem në gju që e penalizon për takimin me Torpedo Kuitasi.

NDRYSHIMET DHE DILEMA – Në mbrojtje ka lëvizje. Kështu Edis Maliki do të marrë vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes. Rustem Hoxha do ta nisë nga stoli, ashtu si Harallamb Qaqi. Krah Shametit rikthehet Albi Alla, i cili ishte i pezulluar në ndeshjen e parë. Në të majtë Rrumbullaku do të jetë titullar.

Mesfusha nuk ndryshon. Çyrbja dhe Uilliam do të luajnë nga krahët, kurse Musolli dhe Dzaria në qendër. Rexhinaldo është preferenca e parë në sulm. Pranë tij do të luajë Haris Harba, por trajneri Cungu ka provuar edhe Shkodrën atë pozicion. I pari është më i favorizuar për ta nisur nga minuta e parë të enjten në orën 19:00  në “Elbasan Arena”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.