Ze Maria e ka me gjyqtarin: Na penalizoi në tre raste, derbi ndeshja më e lehtë

Trajneri i Tiranës foli në emisionin ‘Gol pas Goli” më Supersport,ku komentoi barazimin me Skënderbeun. Tekniku brazilian nuk mund të linte jashtë vëmendjes dhe derbin me Partizanin, e cila është programuar për t’u zhvilluar javën e ardhshme.

“Kishim frikë për ta fituar ndeshjen. Në natyrën time nuk është barazimi një rezultat i pranueshëm, sidomos në një ndeshje të tillë ku dominuam për gjatë gjithë lojës. Filozofia ime është që të luajmë në sulm, çka duhet ta bënim dhe në pjesën e dytë. Ekipi u tërhoq dhe më duhet të flas dhe me futbollistët”.

“Do të flas me lojtarët se pse u tërhoqën pas në pjesën e dytë. Pas kësja do të marr dhe vendimet e mia. Derbi në gjithë botën është sfida më e lehtë për t’u luajtur, pasi lojtarët janë të motivuar dhe të karikuar për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës”.

“Nuk mund ta pranoj këtë mentalitet të së shkuarës me topin e gjatë. Problemi ynë ishte në fraksionin dytë, pasi në pjesën e parë bëmë shumë mirë mu mund të kishim shënuar dhe disa gola të tjerë. E theksoj se duhet të flas me lojtarët, pasi në stërvitje kemi praktikuar gjithnjë sulme me pasime”.

“I kam provuar të gjithë lojtarë dhe jam i gatshëm që të kem të njëjtin formacion në ndeshjen e ardhshme. Të tjerët duhet të presin”.

“Sa i përket mentaliteti të vjetër, flas për periudhën para se të vija unë. Flas për skuadrën që un mora në drejtim”.

“Nuk mund të flas për gjykimin, pasi ka mbaruar ndeshja. Janë raste flagrante në çdo vend tjetër. Rasti i Radas? Është karton i kuq, pasi ka ndalur topin me dorë, po ashtu dhe rasti i Imamit ishe penallti. Edhe Blazhevski në fund ishte në pozicion të rregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *