Shehi: Skuadra kishte shumë presion, s’duhet të ndodhë më

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli për emisioni “Gol pas Goli” në “Supersport” në përfundim të ndeshjes ndaj Tiranës, që përfundoi në barazim 1-1. Trajneri i kampionëve në fuqi u shpreh se skuadra e tij pati vështirësi në lojë si pasojë e presionit që ekziston te ekipet pretendente për titullin

“Në pjesën e parë skuadra hyri në presion. Nuk e kuptoj pse duhet të ishim. Ishte një ndeshje normale. Fitorja e një jave më parë ja rriti më shumë seç duhet entuziazmin”.

“Nuk merrem me gjykimin fare”.

“Duhet të luajmë futboll, ndeshjen dhe mund ta humbasim, por nuk kemi pse të hymë në presion. Rrezikuam ta humbim Lulajn me të kuqe dhe e zëvendësuam që në 20 minuta e para”.

“Kemi folur me Abazin për ndërhyrjet e ashpra dhe e kemi përsëritur se do të ketë sanksione për të nëse merr kartonë të kuq sërish”

“Ndryshimet mund të bëhen edhe në të 20-ën edhe në të 90-ën. U ndëshkua shumë shpejt dhe nuk e kemi kërkuar atë ndalim loje. E bëmë ndryshimin, pasi rrezikonte që të dilte me të kuqe, pasi jo vetëm që mori një të verdhë, por bëri dhe një faull sërish. Ja thamë dhe Lulajt dhe nuk ka pse të jetë çështje”.

“Derbi? Ne shohim ndeshjen e tonë. Jemi të përqendruar tek ndeshja jonë. Ta shijojmë takimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online