Ka shumë pak kohë në krye të Tiranës, por për Jose Marcelo Ferreirën, i njohur ndryshe si Ze Maria, është e mjaftueshme për të bërë një bilanc. Ka afruar deri më tani dy lojtar, mbrojtësin Uellison dhe sulmuesin Sentamu, por kërkon edhe gjashtë lojtarë të tjerë, sigurisht duke supozuar se nuk do të ketë largime, gjë që në fat duket e pamundur, pasi Tirana pritet të shesë të paktën dy lojtarë.
“Kam vetëm 12 lojtarë në dispozicion. Na duhen dy mbrojtës, dy mesfushorë, e dy sulmues për ta plotësuar ekipin. Gjatë rrugës do të më duhen opsione. 80% e skuadrës është 17-20-vjeçarë. Presidenti e di çfarë lojtarësh na duhen dhe do të punojmë për të bërë gjithçka mirë”, tha Ze Maria pasditen e së enjtes para mediave, duke përëuar një mesazh për presidentin Halili dhe stafin e tij.
Koha është e mjaftueshme, pasi kampionati i Kategorisë së Parë nis mesin e muajit shtator, por problemi më i madh është gjetja e një sulmuesi dhe Tirana prej vitesh nuk po e gjen atë. Ze Maria e do një dhe këtë e tha hapur: “Na duhen lojtarë që dinë të shkojnë tek goli, pra na mungojnë sulmues të mirëfilltë që dinë të zgjidhnin një ndeshje. Do të flas me presidentin dhe do t’i parashtroj kërkesat e mia. Shpresojmë që në merkato të arrijmë të përforcohemi me sulmues cilësorë”, ishin fjalët e trajnerit brazilian.