Nejmar ka arritur marrëveshjen për termat financiare të kthimit të tij në Barcelonë. “Sport.es” raportoi mëngjesin e sotëm është arritur dakortësia mes lojtarit dhe klubit katalanas, ndërsa tani zbulohen shifrat e kontratës, që mund të firmosë braziliani. Siç pritej ai do i ulë ndjeshëm të ardhurat e tij.
Nëse te PSG arrinte të arketonte plot 36,8 milionë euro në vit, te Barça nuk do e ketë këtë fat. Nejmar në bashkëpunimin e ardhshëm me klubin blaugrana do të marrë 24 milionë euro neto në sezon, duke sakrfikuar kështu një shumë të konsiderueshme prej gati 13 milionë eurosh.
Këtë vendim braziliani e ka marrë edhe për faktin se Barcelona i ofron një kontratë afatgjatë prej pesë vitesh. Kështu, ai do mund të luajë me katalanasit deri në moshën 32-vjeçare. Megjithatë, asgjë nuk është e mbyllur, pasi ka mbetur pjesa më e vështirë e transferimit, marrëveshja me PSG.