Zbulimi i Modriç dhe “profecia” e realizuar e Zidan!

Mesi dhe Ronaldo kanë ruajtur një nivel të “çmendur” në 10 vitet e fundit, por në të kaluarën, ndoshta, ka patur disa lojtarë të tjerë, të cilët mund ta kishin fituar ‘Topin e Artë’. I referohem Ksavit, Shnajderit dhe Iniestës. Mendoj se sonte ka fituar futbolli, jam i lumtur dhe ua dedikoj këtë çmim të gjithë atyre që e kanë merituar, por nuk kanë arritur ta fitojnë”, ishin fjalët e para të Luka Modriç pas fitimit të çmimit prestigjioz.

Pasi e shprehu në këtë mënyrë lumturinë e fitimit të “Topit të Artë”, kroati ka rrëfyer një detaj interesant. Ka lidhje me Zinedin Zidan, ish-trajnerin e tij te Reali. Francezi e “transformoi” Modriç në një rol all-Pirlo, madje parashikoi dhe fitimin e “Topit të Artë” nga ana e 33-vjeçarit.

Kur Zizu u bë trajner i Realit, më thirri një ditë pas stërvitjes në zyrën e tij. Më tregoi se çfarë priste dhe shpresonte nga unë. Mendonte se isha një lojtar i rëndësishëm dhe besonte se një ditë do të fitoja ‘Topin e Artë’! Nëse një gjë e tillë ta thotë dikush me personalitetin dhe historinë e tij, atëherë fillon e mendon me të vërtetë… Më konsideronte të qetë dhe pak të turpshëm, por ai shpresonte të shprehesha në fushë. Kishte nevojë të kthehesha një pikë kyçe e skuadrës, në një periudhë ku kemi luajtur një futboll shumë të bukur. Fjalët e Zidan më ndihmuan për të dhënë më të mirën. Falë tij fillova të besoj më shumë te vetja”, përfundon Luka Modriç, futbollisti më i mirë në botë i këtij viti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online