Votat e çuditshme të “Topit të Artë”: Nga Benzema te Kurtua, dhe votat e Shqipërisë e Kosovës

0

Mbrëmjen e djeshme në Paris u zhvillua ceremonia gala e dhënies së çmimeve të Topit të Artë. Çmimi i organizuar ‘France Football”, u përzgjodh pas votave të qindra gazetarëve nga shtet i botës.

Secili prej gazetarëve kishte të drejtën e përzgjedhjes së pesë emrave, ku emri i parë do të merrte pesë pikë, ndërsa emri i fundit vetëm një pikë. Medie spanjolle “MARCA”, ka zbuluar listën e plotë me votat e çdo gazetari dhe nuk mund të mungonin disa zgjedhje absurde.

Ai që ka çuditur më shumë ka qenë Albert Stanislas Kumbobako, gazetari që përfaqësonte Republikën Qëndrore Afrikane. Kumbobako ishte i vetmi gazetar që i dha pikë futbollistit francez Karim Benzema, madje e renditi atë të parin në listën e tij me pesë pikë.

Lista e plotë e Kumbobakos: 1. Benzema, 2. Nejmar, 3.  Salah,  4. Ronaldo, 5. Mandzukiç

Vota të tjera të interesante

Kirgiztan: 1. Kurtua, 2. Salah, 3. Modriç 4. Mbape, 5.Ronaldo
Sri Lanka: 1. Hazard, 2. Firmino, 3.Pogba, 4.Ronaldo, 5. Kane
(Ky “gazetar” dallohet që ka një preferencë të theksuar për kampionati anglez)              

Gazetari që përfaqësoi Shqipërinë ishte shkodrani Besnik Dizdari, ndërsa Kosova u përfaqësua nga Bajram Shala. Votat e tyre si më poshtë.

Besnik Dizdari: 1. Grizman, 2. Mbape, 3. Modriç, 4. Mesi 5. Salah
Bajram Shala: 1. Modriç, 2. Mbape, 3. Ronaldo, 4. Varan, 5. Grizman

LISTA E PLOTË E VOTIME E NXJERRË NGA “MARCA”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.