Zhoze Murinjo është në kërkim të një punë të re që nga shkrakimi nga Mançester Junajtid. Portugezi gjatë një prononcimi për mediat kujton problemet e hasura në “Old Trafford”. Portugezi shprehet se Pogba nuk ishte shkaku i vetëm i shkarkimit nga Junajtid.
I pyetur për një kalim te PSG shprehet se duhet të respektohet trajneri që ata kanë në krye. Në lidhje më një zënkë të vjetër me Benzema kur drejtonte në Madrid e mohon këtë fakt. Synimi i tij ka qenë që Benzema të bëhej një vrasës para portës. Gazetarët e krahasojnë këtë zënkë me Martial në Mançester. Nuk komenton shumë mbi këtë veçse uron më të mirat për të riun francez.
PROBLEMET TEK JUNAJTID- “Nuk mund të them ‘po’ kur më pyesni që përgjegjësi i vetëm është Pol. Problemet janë në tërësi, tek organizimi, tek ambiciet e klubit. Te Junajtid problemet qëndrojnë akoma aty, nuk u larguan me ikjen time.”
LAJMET PËR TË DREJTUAR PSG- “Parisi është një klub me një trajner të aftë dhe duhet ta respektoni. Sigurisht ata nuk po arrijnë të fitojnë në Evropë, por e kanë një drejtues. Mund të më pyesni për një klub që janë dyert e hapura.”
ZËNKAT ME BENZEMA DHE MARTIAL- “Me Karim nuk pasur asnjë zënkë. Thjesht jam munduar ta përmirësoj atë psikologjikisht dhe ta bëj një vrasës para portës. Të bëhej një lojtar shumë vendimtar. Ndiej kënaqësi që kam punuar me Benzema. Ndërsa Martial është një djalosh me personalitet tjetër. E vetmja gjë që mund të them është se shpresoj që ai të arrijë maturinë e duhur dhe të kapë maksimumin e tij”, përfundoi Murinjo.