Mançester Siti është i vendosur për të firmosur me mbrojtësin e dajthtë të Juventusit, Zhoao Kanselo. Ai njihet për aftësitë e tij sulmuese, cilësi të cilat i përshtaten shumë mënyrës së të luajturit që kërkon Guardiola. Drejtuesit e Sitit janë gati të plotësojnë dëshirën e trajnerit dhe të sjellin në “Etihad Stadium” yllin portugez.
“Goal.com” raporton se dy ekipet kanë hyrë në bisedime intensive që më datë 6 qershor. Këto negociata kanë hyrë në nivel më serioz ditën e sotme. Juventusi kërkon një shifër prej 50 milionë euro për yllin e tyre.
Siti përtej pëlqimit të madh, nuk shfaqet shumë e gatshme për të plotësuar kërkesat financiare të “Zonjës”. Gjithsesi, një e mesme e artë është mjaft afër dhe Kanselo është shumë pranë transferimit në Mançester.