Ylli francez i ofrohet Junajtid, ja plani i “Djajve”

Mançester Junajtid kërkon një mesfushor klasi. Largimi i Ander Herrera pritet të lërë një boshllëk në atë repart dhe Ed Uduard do të operojë për të sjellë “Old Trafford” një lojtar të klasit botëror. Adrien Rabiot është një emër mjaft i pëlqyer. Mesfushori francez përfundon marrëveshjen kontraktuale më PSG në fund të këtij sezoni dhe është lojtar i lirë.
Ky fakt e shtyn Junajtid të futet në sulm për të siguruar shërbimet e tij. Paga që ai kërkon është mjaft e kripur. Megjithatë ai do të vinte falas dhe klubi anglez nuk do ta kishte shumë problem t’i ofronte një pagë të majme yllit të mesfushës. “Daily Mail” pretendon se përfaqëauesit e Rabiot e kanë propozuar klientin e tyre te zyrtarët e Junajtid. Kështu kemi një dëshirë dypalëshe për bashkëpunim.
Rabio kohë më parë përflitej për një kalim në Spanjë te Barcelona. Zvarritja e negociatave nga mamaja dhe menaxherja e tij dhe kërkesat e veçanta që ajo kishte stopuan gjithçka. Klubi katalanas shpenzoi plot 86 milionë euro për të sjellë De Jong në ”Camp Nou” dhe nuk e pa të arsyeshme të këmbëngulte me francezin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online