Xhixha rikthehet, Laçi sytë nga Nikola Eller

0

Laçi do të kërkojë të reagojë në Gjirokastër me Luftëtarin pas dy humbjeve të pësuara me Teutën dhe Kukësin. Bardhezinjtë do të kenë të gatshëm për takimin e radhës sulmuesin Redon Xhixha, i cili e ka shlyer pezullimin prej kartonit të kuq që mori me durrsakët.

I riu është një element i rëndësishëm në formacionin bardhezi dhe trajneri Mërgjyshi do ta ketë në dispozicion. Ndërkohë mbetet për t’u parë gjendja e Nikola Eller, mesfushorit kroat që u dëmtua disa ditë para ndeshjes me Kukësin.

Gjasat janë që Eller të jetë gati, por fjalën e fundit do ta japin mjekët. Në Gjirokastër, sikurse dihet, ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve. Komisioni i Disiplinës i ka dënuar bluzinjtë pas ndeshjes me Skënderbeun për shkak të sendeve të hedhura në fushë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online