Dëmtim më i rëndë seç mendohej, Kaldara e mbyll fazën e parë

Moment aspak pozitiv për Matia Kaldarën, i cili është dëmtuar përsëri dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë. Mbrojtësi i Milanit ka pësuar një çarje prej 3 cm në muskulin e pulpës së djathtë dhe mungesa e tij është zgjatur.

Do të qëndrojë jashtë disa muaj”, u shpreh Xhenaro Gatuzo pas fitores me Sampdorian dhe ashtu do të jetë. 24-vjeçari do të mungojë për 3 muaj siç citon “Gazzetta dello Sport”. Kaldara do ta kryejë fazën e rehabilitimit në Milano bashkë me stafin mjekësor të kuqezinjve, ndërsa nuk do të ketë konsulentë të jashtëm.

Lojtari u transferua gjatë merkatos së verës nga Juventusi te Milani, ndërsa ka zhvilluar vetëm një takim me ekipin e “Djallit”. Atë kundër Dundelanzh në Europa League, ndërsa debutimi në kampionat nuk ka ardhur ende.

Gjatë kësaj periudhe, Kaldara ka pësuar disa dëmtime, duke nisur nga ai në shpinë dhe më pas pubalgjia. Tashmë i duhet të ndalojë përsëri për t’u rikthyer në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online