Xhenoa ndërron “timonier”, rikthehet i përhershmi Juric

0

Klubi i Xhenoas ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Davide Balardini dhe zëvendësimin e tij me ish-trajnerin Ivan Juriç, i cili emërohet në këtë detyrë për të tretën herë. Shkarkimi i teknikut italian ka qenë i papritur, pasi Xhenoa ka pasur një fillim të mirë sezoni ku ka grumbulluar 12 pikë në shtatë ndeshjet e para.

Kroati Juriç ka përpara veten një detyrë të vështirë, pasi ka në katër ndeshjet e ardhshme do të ketë tri transferta “ferri” kundër Juventusit, Milanit dhe Interit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.