JAVA E TETË | Nga kriza e Tiranës, te Laçi i pamposhtur dhe shkëlqimi i Partizanit

Java e tetë e kampionatit u mbyll me një ndeshje kopertinë, nëse mund të quhet kështu si ajo mes Partizanit dhe Kukësit, por një ditë më parë ishin zhvilluar dhe katër ndeshje të tjera që dhuruan mjaft emocione, por dhe rezultate që sollën ndryshime në klasifikimin e përgjithshëm.

Në Gjirokastër, Skënderbeu mbajti ritmin duke mundur bluzinjtë me rezultatin 0-2, por duhet veçuar se golat u shënuan në pjesën e dytë. Skuadra e Mezanit ka ndryshuar fytyrë, por nuk i mbajtën gjunjët deri në fund, edhe pse kishin mundësi për të bërë më mirë. Korçarët vijojnë të marshojnë në vendin e dytë teksa janë vetëm 2 pikë pas Partizanit.

Në periferinë e kryeqytetit Kamza u rikthye tek rezultate pozitive, pasi kishte pësuar 3 humbje radhazi. Vlonjatët e panë veten në avantazh deri në të 85-ën, por në sekondat e fundit mund ta kishin humbur ndeshjen. Kuqezinjtë kanë marrë vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit. Të besuarit e Duros mund të kënaqen dhe me atë pikë, që më shumë vlen në anën morale.

Teuta nuk fali aspak në shtëpi, teksa mundi pastër 2-0 Kastriotin. Durrsakët reaguan mjaft mirë pas asaj ndeshje të dobët në kryeqytet, duke ju falur sulmuesit Amadu Latif, i cili këtë edicion ka nisur të shënojë dhe ta ndihmojë skuadrën. Krutanët në anën tjetër nuk mundën që të bënin diçka në “Niko Dovana” dhe regjistrojnë humbjen e tretë, por dhe ndeshjen e shtatë radhazi pa fitore. Javë pas jave duket se situata keqësohet për ta dhe nëse nuk do të reagojnë mund të “dorëzohen” shumë herët nga lufta për mbijetesë.

Në “Selman Stërmasi” Laçi i pamposhtur i dha një mësim Tiranës, që tani e sheh veten në krizë, pasi ka marrë vetëm 8 pikë në 8 ndeshje. Situatë kaotike tek bardheblutë, që nuk po gjejnë dot paqe. Kurbinasit ecin me hap kampioni mund të thuhet, pasi ende askush nuk i ka mundur pas tetë javësh. Laçi e sheh veten vetëm 3 pikë larg kreut, ndërsa Tiranën e ndajnë vetëm 2 pikë nga Luftëtari, që ndodhet në vendin e parafundit.

Partizani në ndeshjen e fundit të kësaj jave arriti që të merrte një fitore të merituar ndaj Kukësit, i cili pësoi humbjen e dytë radhazi, pasi pak ditë më parë i kishte mundur dhe Skënderbeu. “Demat” morën 3 pikë që i rikthyen në krye të klasifikimit dhe regjistrojnë ndeshjen e  shtatë pa pësuar gol. Kukësi në krahun tjetër regjistroi humbjen e tretë në 5 ndeshje dhe për një skuadër që synon titullin normalisht që është shumë pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online